GO UP
Image Alt

Europa Travel

Greqia, destinacion turistik i preferuar dhe për shqiptarët

a

Greqia, është vend në pjesën juglindore të Evropës, në jug të Ballkanit. Shteti i krijuar në tokën e Greqisë antike kufizohet në veriperëndim me Shqipërinë, në veri me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, në verilindje ndan kufirin tokësor me Turqinë, ndërsa në pjesën lindore edhe kufirin detar.

Deti Egje që ndan Greqinë nga Turqia përshkon bregdetin dhe ishujt e Greqisë në pjesën lindore deri në pikën ku bregdeti i saj fillon të laget nga ujërat e Detit Jon dhe Detit Mesdhe.

Vera në Greqi është thjesht e parezistueshme. Shqiptarët kanë nisur t’i thonë “Ne” (po në shqip) fqinjit jugor si destinacion turistik rreth tre vite më parë, duke e kthyer në një tendencë të vërtetë. Të dhënat e operatorëve turistikë tregtojnë se rreth 40% e tregut turistik shqiptar është i orientuar drejt Greqisë. E në fakt, dielli nuk është aspak në krizë në këtë vend që për shumë ekspertë shqiptarë të turizmit konsiderohet si një model i vlefshëm për t’u ndjekur.